Përgatiti fli në afërsi të xhamisë, i moshuari: Po e bëj për gruan time të sëmurë

Përgatiti fli në afërsi të xhamisë, i…

Gjatë ditës së sotme, në Skënderaj të Kosovës, është parë dhe fotografuar një i moshuar i cili po përgatiste fli në afërsi të xhamisë së zonës.

Fotografi Sefer Allqkaj, i cili ka shkrepur fotot e të moshuarit i cili në kushte jo normale po përgatiste fli, ka zbuluar edhe arsyen se përse i moshuari Sahit Prekazi po përgatiste fli në rrugë, konkretisht në afërsi të xhamisë.

Sipas fotografit, Prekazi e ka bërë flinë për gruan e tij të sëmurë.

Postimi i plotë:

Përkushtim, sakrificë e dashuri në vepër
Mu në zemër të qytetit axha Sahit Prekazi, në kushte jo normale përgatiti fli.
Dhe a e dini përse dhe për kënd?
Pasi e fotografova me habiti me përgjigjen e tij.
“Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”.
Shëmbull që duhet ndjekur nga të gjithë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit