“Përgatituni për kohë të vështira”, Musk paralajmëron punonjësit e Twitter

“Përgatituni për kohë të vështira”, Musk paralajmëron…

Twitter po shkon drejt falimentimin pas blerjes së platformës nga Elon Musk. Bota po shikon njeriun më të pasur në botë të shkatërrojë një nga platformat më të fuqishme dhe më të rëndësishme të komunikimit në botë, vetëm disa javë pasi e bleu atë për 44 miliardë dollarë.

Musk lajmëroi punonjësit të përgatiteshin për “kohë të vështira përpara” dhe paralajmëroi se kompania mund të falimentojë nëse nuk gjen mënyra të reja për të fituar para.

Sipas tij, Twitter po humbiste para dhe se falimentimi është një opsion. Ai urdhëroi të gjithë punonjësit e Twitter të ndalonin së punuari nga shtëpia dhe të paraqiteshin në zyrë.

“Më falni që ky është emaili im i parë për të gjithë kompaninë, por nuk ka asnjë mënyrë për ta përmbledhur mesazhin. Pa të ardhura të konsiderueshme nga abonimet, Twitter nuk do t’i mbijetojë rënies së ardhshme ekonomike,” shkroi Musk.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit