Përgjaken rrugët e Bulqizës, ndërron jetë në aksident 30-vjeçari

Përgjaken rrugët e Bulqizës, ndërron jetë në…

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ballejë-Krastë, ku si pasojë e daljes së mjetit tip ”mitsubish” nga rruga, ka humbur jetën drejtuesi 30-vjeçar, Drilon Gjoni.

Mësohet se i riu me inicialet D.GJ, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti me pasoja tragjike.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrolin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit