Përgjaken rrugët e Shqipërisë, tremujori i parë i këtij viti 43,3% më shumë aksidente se në 2023

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, tremujori i parë…

Sipas të dhënave të publikuar nga INSTAT, në 3 muajt e parë të vitit 2024 janë regjistruar 337 aksidente rrugorë, nga 263 që kanë ndodhur për të njëjtën periudhë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rritje me 43,3% të aksidenteve vetëm për këtë tre mujor.

107 aksidente me 147 persona të lënduar, disa me pasojë vdekjen, kanë ndodhur vetëm në muajin mars.

Drejtuesit e mjetit janë shkaktarë të aksidentit në 87,9 % të rasteve, sa i takon grupmoshës, shumica janë 25-34 vjeç.

Ekspertët e statistikave bëjnë me dije se përgjatë tremujorit të parë të 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9 për 100 aksidente, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 17,5 për 100 aksidente rrugore.

Aksidente kanë ndodhur në të gjitha rrugët e Shqipërisë, duke përjashtuar qarkun e Dibrës, i cili është i vetmi që përgjatë marsit nuk ka ndodhur asnjë aksident, ndërsa kryeson Tirana dhe Lezha me numrin më të lartë të aksidenteve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit