Përgjaket aksi Elbasan-Peqin, aksidenti tragjik regjistron një viktimë

Përgjaket aksi Elbasan-Peqin, aksidenti tragjik regjistron një…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov. Mësohet se mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç. Aksidenti rrugor solli një viktimë, konkretisht shtetasi 64 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi H.B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit