Përgjaket aksi Prrenjas – Librazhd, makina përplas për vdekje qytetarin

Përgjaket aksi Prrenjas – Librazhd, makina përplas…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët  e para të mëngjesit të sotëm në aksin Prrenjas – Librazhd. Sipas Policisë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend. “Blutë” ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur aksidentin dhe shkakun.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 21.12.2021, rreth orës 05 : 30., në aksin  Prrenjas – Librazhd, vëndi Prrenjas Fshat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit