Përgjaket dasma në mes të ceremonisë, vritet pjesëtari i Hezbollahut

Përgjaket dasma në mes të ceremonisë, vritet…

Konfliktet “fetare” mes Sunitëve dhe Shitëve është rritur deri në gjakderdhje në qytetin Kadeh rreth 12 kilometra nga Bejruti në Liban, kur të dielën mbrëma gjatë një ceremonie martesore u vra pjesëtari i Hezbollahut, Ali Shibi, e siç raportojnë mediat izraelite dhe ato libaneze, vrasja është kryer në shenjë hakmarrje për një vrasje që kishte ndodhur vitin e kaluar.

Në dasmën që kishin marrë pjesë pjesëtarët e Hezbollahut u shndërrua në një arenë të përgjakshme në qytetin Khaldeh në jug të kryeqytetit, ku Sunitët hapën zjarr mbi Sunitët, transmeton Telegrafi.

E si pasojë e të shtënave që erdhën nga dyja anët, kanë humbur jetën katër persona dhe dhjetë tjerë janë plagosur. Se ishin luftime të ashpra e tregojnë më së miri edhe pamjet, ku qytetarët i filmuar nga tarracës derisa rafalët dëgjoheshin në tërë qytetin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit