Përgjaket dita e parë e vitit, 34-vjeçari vret me thikë kunatin

Përgjaket dita e parë e vitit, 34-vjeçari…

Klajdi Shundi, 34 vjeç është i riu që plagosi me thikë kunatin e tij tek rruga “5 maji” në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është Vladimir Zvezhda, 42 vjeç.

Ai shkoi me urgjencë në spital pas plagosjes me thikë në qafë nga Shundi, por për fat të keq nuk mundi dot që të shpëtojë. Shundi u prangos menjëherë nga Policia dhe tashmë pritet zbardhja e rrethanave të sherrit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45 gjatë ndërrimit të viteve. Shundi ishte i dehur në momentin që qëlloi kunatin e tij me thikë në qafë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit