Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ohio, në qytetin e Akronit.
Sipas mediave vendase turma njerësish shkonin në urgjencë të plagosur me armë zjarri ndërsa një person ka mbetur i vrarë, disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia tha për mediat lokale se në vendngjarje u gjetën një armë zjarri dhe disa dhjetëra gëzhoja.
Aktualisht është e paqartë se çfarë çoi në të shtënat. Asnjë arrestim nuk është bërë për momentin.
Sipas The Associated Press një festë po bëhej në rrugë dhe në një moment u dëgjua zhurma e një arme.
Kryetari i bashkisë së Akronit, Shammas Malik dhe shefi i policisë Brian Harding në një deklaratë thanë se kushdo që ka informacion mbi ata që organizuan sulmin të lajmërojë më qëllim që t’i nxjerrim përgjegjësit para drejtësisë.