Përgjaket Mesdheu, 39-emigrantë vdesin në Spanjë nga përmbytja e gomones, shpëton vetëm një grua

Përgjaket Mesdheu, 39-emigrantë vdesin në Spanjë nga…

Të paktën 39 emigrantë humbën jetën të enjten kur gomonja e tyre u përmbyt në Ishujt Kanarie të Spanjës, njoftuan mediat lokale.

Autoritetet spanjolle thanë se gomonja, e cila mbante 40 persona dhe po përpiqej të arrinte në Ishujt Kanarie nga bregdeti i Afrikës Veriore, u gjet e përmbytur në Oqeanin Atlantik, njoftoi agjencia spanjolle e lajmeve EFE. E mbijetuara e vetme, një emigrante 30-vjeçare, u dërgua në spitalin më të afërt me helikopter. Kohët e fundit, ka pasur një rritje të madhe të migrimit të parregullt nga brigjet e Afrikës Veriore në Ishujt Kanarie.

Mbi 230 emigrantë të parregullt kanë humbur jetën këtë vit në rrugën e rrezikshme nga Afrika në Ishujt Kanarie

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit