Ish avokati: "Përgjegjësi e prokurorëve dhe gjykatësve për vrasjen e 23 vjeçares, e bënë Elton Metën si të sëmur mendor"

Ish avokati: “Përgjegjësi e prokurorëve dhe gjykatësve…

Ish-avokati i Elton Metës, Kujtim Cakrani ka treguar në një intervistë se është përgjegjësi e prokurorëve dhe gjykatësve që Meta ka vrarë 23 vjeçaren Sabrina Metaj. Sipas tij ata kanë shkruar se Meta kishte sëmundje mendore, teksa sipas Cakranit ai ishte shumë mirë mendërisht.

Ai ka treguar në emisionin “Pa Gjurmë” të gjithë dinamikën e ngjarjes se si prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi, e shpallën Elton Metën të sëmurë mendor.

“Pas ekzaminimeve të bëra, Prokurori i kërkon Gjykatës zëvendësimin e masës nga ‘arrest me burg’ dhe shuarjen e kësaj mase dhe i kërkonte të shtrohej në spital për të marrë ndihmë mjekësore për probleme psikike. Gjykatësi e pranon kërkesën dhe pranon shtrimin në spital. Në momentin që prokurori kërkoi shërimi e tij në një spital, ne me kërkesën e familjarëve edhe të vetë Eltonit, kërkuam dhe ankimuam që nuk donim që ai të shtrohej në spital pasi gjendja e tij ishte shëndetësore shumë e mirë dhe donim të rrinte në paraburgimi e Fierit t’i nënshtrohej hetimit dhe të dënohej për veprat penale. Gjykata nuk na e pranoi kërkesën dhe ai u shtrua në spital. Raporti i parë që ka bërë Prokuroria nuk ka qenë në dijeninë tonë si përfaqësues ligjorë. Ne kundërshtuam këtë veprim të prokurorit dhe bëmë edhe ankimim, por që nuk na u dëgjua dhe ai u shtrua në spital”, thotë avokati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit