Përgjigjia e analizave toksikologjike: Alma Arrazi dhe fëmijët e saj nuk u helmuan apo konsumuan liaçe për gjumë

Përgjigjia e analizave toksikologjike: Alma Arrazi dhe…

Sjellim në vëmendje ngjarjen e rëndë që ndodhi një muaj më parë në datën 2 maj ku Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj u vetëmbyt në lumin Buna për shkak të tradhëtisë së bashkëshortit Erdgys Arrazi.

Instituti Mjekësisë Ligjore ka dërguar në Prokurorinë e Shkodrës disa nga përgjigjet e analizave toksikologjike ku ka rezultuar se të katërta viktimat nuk kanë konsumuar asnjë lloj lëndë që më vonë të ketë ndikuar në vendimin fatal, ndërkohë nga ana tjetër, po nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka ardhur përgjigjja për dy fëmijët e Alma Arrazit se shkak i vdekjes është pikërisht mbytja dhe nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.

Prokuroria e Shkodrës është në pritje edhe për përgjigjet përfundimtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore edhe për shkakun e vdekjes së Alma Arzit dhe njërit prej fëmijëve të tjerë të saj.

Rezultatet e dala tregojnë se Alma Arrazi nuk ka përdorur asnjë simulant përgjumjeje për fëmijët apo dikush të kishte ushtruar dhunë mbi ta.

Erdgys Arrazi u arrestuar dy ditë pasi ndodhi ngjarja e rëndë ku Gjykata dha masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve ai aktualisht ndodhet në paraburgim në burgun e Reçit në Koplikë të Shkodrës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit