Përgjimet e Antimafias italiane, Gazmend Bardhi: Provuan bashkëpunimin e Ramës dhe Veliajt me mafian Ndrangheta, shërbëtorë të krimit

Përgjimet e Antimafias italiane, Gazmend Bardhi: Provuan…
Featured image of article: Përgjimet e Antimafias italiane, Gazmend Bardhi: Provuan bashkëpunimin e Ramës dhe Veliajt me mafian Ndrangheta, shërbëtorë të krimit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka quajtur kryebashkiakun Erion Veliaj, shërbëtor të organizatës mafioze Ndragheta.

Vetëm 24 orë pas përgjimeve të bujshme, Bardhi, në një reagim në një postim në profilin e tij në Facebook shkruan se Veliaj duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët.

Sipas Bardhit, përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Reagimi i plotë

Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.  Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.  Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!

Ky reagim vjen 24 orë pas përgjimeve të bujshme. Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që tq futet në tendera e të ngrejë boznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit