Përgjimet e Antimafias/ Meta: Ka dyshime se kush po i financon kullat në Shqipëri

Përgjimet e Antimafias/ Meta: Ka dyshime se…

Për përgjimet e antimafias italiane që zbuluan edhe lidhje të saj në Shqipëri ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Meta thotë se duhet që SPAK të nisë menjëherë hetime për rastin.

“Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK. Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është më se i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë” – thotë meta një intervistë për “Alb365”.

Kreu i shtetit ngre dyshime edhe se kush po financon ngritjen e kullave shumëkatëshe në Shqipëri.

“Është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave. Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit” – tha Meta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit