Përgjysmimi i numrit të urbanëve në Tiranë rrit kaosin, qytetarët: Po presim 40 minuta

Përgjysmimi i numrit të urbanëve në Tiranë…

Urbanët në Tiranë kanë qenë përherë një temë diskutimi dhe problematikë për banorët e kryeqytetit, kjo pasi numri i tyre nuk është shumë i madh dhe për pasojë njerëzit duhet të shtypen me njëri tjetrin në urban. Disa nga linjat si Kombinat, Qytet Studenti, Vilat Gjermane janë edhe më të pakta se linjat e tjera si Tirana e Re duke bërë që qytetarët të presin nga 30 minuta për një urban.

Por ajo që ka ndodhur së fundmi e ka dërguar një hap më tej kaosin, duke e bërë situatën edhe më të papërballueshme.

Është njoftuar përgjysmimi i urbanëve dhe pasojat e para janë vënë re ditën e sotme. Qytetarët kanë thënë për kamerat se po presin nga 40 minuta për një autobus.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit