Përjashtohet Vjosa Osmani nga qeveria e re në Kosovë? Dalin detajet, kush janë emrat e ministrave

Përjashtohet Vjosa Osmani nga qeveria e re…

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dekretit të Presidentit Thaçi për të propozuar Avdulla Hotin si kryeministër të Kosovës. LDK pritet të mblidhet ditën e sotme për të bërë të ditur emrat e ministrave. Edhe AAK e Ramush Haradinaj i kanë zyrtarizuar ministrat që do të dalin nga kjo parti, ndërsa Nisma ka përmendur disa emra që do të kenë poste ministri.

Burime pranë mediave kosovare thonë se qeveria e re nuk ka siguruar një vend për Vjosa Osmanin, e cila doli kundër partisë për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, dhe rrugët e saj me LDK-në janë drejt ndarjes. Këta pritet të jenë emrat e ministrave të qeverisë Hoti:

Emrat LDK-së: Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër; Ministrja aktuale e arsimit, Hykmete Bajrami, pritet të udhëheqë ministrinë e Financave; Vlora Dumoshi, mbetet në ministrinë e Kulturës; Agim Veliu kthehet në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, i shkarkuar nga Kurti.

Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit; Armend Zemaj, ministër i Bujqësisë; Ministri aktual i Bujqësisë, Besian Mustafa, pritet të kalojë në ministrinë e Integrimeve Evropiane; Anton Quni, ministër i Mbrojtjes (ministri e diskutueshme me AAK-në); Ministrinë e Shëndetësisë, Valbon Krasniqi.

Emrat e AAK-së: Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër; Meliza Haradinaj, ministre e Punëve të Jashtme; Selim Selimi, ministër i Drejtësisë; Blerim Kuqi, ministër i Zhvillimit Ekonomik; Ramë Lika, ministër i Arsimit; Emrat e NISMA-s: Durim Limaj, Skënder Reçica, Mevludin Krasniqi. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit