"Përkeqësim"/ Njihuni me surprizat e motit sot dhe nesër

“Përkeqësim”/ Njihuni me surprizat e motit sot…

Për dy ditët në vijim në vendin tonë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët (sidomos përgjatë vijës bregdetare) por përgjatë ditës do të ketë edhe alternime vranësirash.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokale me intensitet të ulët. Por, pëgjatë relieveve kodrinore-malore në orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.

Ditën e Mërkurë reshjet pritet të jenë më tepër të përqëndruara në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje, ndërsa ditën e Enjte preket një pjesë e madhe e territorit por siç u tha dhe më lart më tepër zonat kodrinore-malore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit