Përkeqësohet gjendja/ Ambasada kundër Biden, thirrje amerikanëve: Mos udhëtoni drejt aeroportit të Kabulit…

Përkeqësohet gjendja/ Ambasada kundër Biden, thirrje amerikanëve:…

Për shkak të problemeve me sigurinë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul dhe pse Pentagoni theksoi se aeroporti ishte i sigurtë.

“Për shkak të rrezikut që shfaqet jashtë rrethimit të aeroportit të Kabulit, ne ju bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin udhëtimin drejt aeroportit, përveç faktit kur merrni udhëzime specifike nga një përfaqësues qeveritar i Shteteve të Bashkuara”, citohet nga njoftimi i ambasadës amerikane në Afganistan.

Alarmi vjen pas mbërritjes në qytet të themeluesit dhe drejtuesit të talebanëve, Mullah Baradar, i cili u nis nga Kandahari drejt Kabulit me qëllimin për të marrë pjesë në bisedimet e planifikuara me udhëheqës të tjerë afganë për të formuar një qeveri të re.

Në deklaratën e tij për mediat, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pohoi se nuk ishte në dijeni “për problemet që iu kanosën qytetarëve dhe aleatëve amerikanë që të fillojnë fluturimet nga aeroporti i Kabulit”.

Vetëm disa orë më parë, në një konferencë për mediat nga Pentagoni, gjenerali i ushtrisë Hank Taylor deklaroi se “aeroporti i Kabulit është i sigurtë dhe tashmë janë evakuuar rreth 18 mijë njerëz”. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit