Përkeqësohet situata në veri, serbët sulmojnë me granata pikën kufitare të Jarinjës në Kosovë

Përkeqësohet situata në veri, serbët sulmojnë me…

Është përkeqësuar situata në veri të Kosovës, ku serbët kanë sulmuar me granata.

Ata kanë sulmuar efektivët e policisë kufitare dhe doganierët e Kosovës në pikën e Jarinjës, pak orë pasi nga kjo zonë u tërhoqën ushtarët e KFOR-it.

KosovaPress njoftoi se ka dëme materiale në postën kufitare, por ende nuk ka raportime për të lënduar.

Sipas raportimeve, granata është hedhur nga territori i Serbisë.

Pika kufitare e Jarinjës ishte njëra prej dy pikave të bllokuara nga serbët gjatë protestave kundër reciprocitetit të targave. Serbët bllokuan rrugën që të çon në Jarinjë me kamionë dhe kërkuan tërheqjen e forcave speciale të Kosovës që u vendosën atje për të mbrojtur doganierët dhe policinë kufitare.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës shkaktoi reagimin e Serbisë që kërcënoi me afrimin në kufi të ushtrisë, tankeve, avionëve dhe helikopterëve ushtarakë. Kriza u zgjidh me ndërmjetësimin e Brukselit ku palët ranë dakord që të mbulonin targat përkatëse deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme brenda gjashtë muajve.

Pjesë e marrëveshjes ishte heqja e kamionëve nga rrugët nga ana e serbëve, tërheqja e policisë speciale të Kosovës dhe marrja e në dorëzim për ruajtjen e pikës kufitare nga ana e forcave të KFOR. Këto të fundit u tërhoqën vetëm sot nga kjo pikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit