Përkeqësohet situata nga zjarret/ Turqia evakuon turistët e tronditur në Bodrum

Përkeqësohet situata nga zjarret/ Turqia evakuon turistët…

Në Turqi turistët e tronditur nxituan drejt brigjeve të detit të shtunën në pritje të varkave të shpëtimit pas urdhërave për evakuimin e disa hoteleve në vendpushimin e Bodrumit në Egje, ndërsa ajo zonë rrezikohet nga zjarret, njoftojnë mediat vendase.

Operacionet po drejtohen nga njësitë e rojes bregdetar ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve dhe jahteve private që të ndihmojnë në përpjekjet e evakuimit. Në atë rajon kanë shpërthyen zjarre të reja.

Të shtunën numri i viktimave nga zjarret në qytetet mesdhetare të Turqisë shkoi në gjashtë vetë pasi humbën jetën dy punonjës të pyjeve, njoftoi ministri i shëndetësisë së atij vendi. Që nga e mërkuara zjarret në Turqi kanë djegur pyje dhe disa vendbanime, duke rrënuar fshatra dhe destinacione turistike dhe detyruar evakuimin e njerëzve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit