Perla e radhës/ Bjondia e “Kopëratës”, fut Zvicrën e Norvegjinë në BE: Dolën se është mendimi i tyre, s’i gjykoj dot

Perla e radhës/ Bjondia e “Kopëratës”, fut…

Votimi i ndryshimeve kushtetuese ka nxjerrë gazetarin Ismet Drishti përpara dyerve të Parlamentit. I njohur për skenat e tij komike dhe epike, këtë herë në grackën e Drishtit ka rënë deputetja e ‘Koporatës’.

Gazetari është munduar të nxjerrë në dukje njohuritë e deputetes duke i bërë disa pyetje pikante. Kjo e fundit e përhumbur në injorancën e saj është përgjijur në mënyrë naive duke mos ditur se po binte sërish brenda një gracke.

Intervista mes Drishtit dhe deputetes:

Drishti: Kot me të pyt sa kushtojnë një palë thonj të plotë?

Deputetja: Varet, ka të ndryshme, jemi për politikë, jo thonj!

Drishti: Pse duan që të dalin Zvicra dhe Norvegjia nga BE?

Deputetja: Është mendimi i tyre. Ne kemi paralment tjetër kemi të drejtat tona. Është mendimi i tyre nuk mund të gjykoj. Nuk e gjykoj këtë pjesë ne duhet të futemi.

Drishti: Këto nuk janë në BE!

Deputetja: Shpresoj të futen!

Drishti: A e kupton që po na merr në qafë?

Deputetja: Ti po na merr në qafë ne, që je pa maskë.

(Qesh Ismet Dirshti)

Dirshti: O zot i madh kush na i voton ligjet ne!

Intervista pas minutës 06:30.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit