Përleshje në burgun e Durrësit, një i paraburgosur plagoset me thikë

Përleshje në burgun e Durrësit, një i…

Një përplasje fizike mes dy të burgosurve në institucionin e vuajtjes së dënimit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e Ilir Bibës, i cili është qëlluar me një mjet prerës. Ngjarja është regjistruar ditën e diel, ndërsa në pranga ka rënë Muharrem Bugjisha, i dyshuar për autorësinë e plagosjes.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), konflikti mes dy të burgosurve ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës, me të cilin Bugjisha dyshohet se ka goditur Bibën.

Pas arrestimit në flagrancë, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Muharrem Bugjisha dyshohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.

Paralelisht, AMSEVP ka nisur një verifikim për të shqyrtuar edhe veprimet e punonjësve të burgut të Durrësit, me qëllim sqarimin nëse ka pasur neglizhencë, shkelje të procedurave apo përfshirje të mundshme të tyre në incident.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit