Përleshjet në SHBA/ Protestuesit plagosin pesë oficerë policie, kaos nëpër rrugë

Përleshjet në SHBA/ Protestuesit plagosin pesë oficerë…

Në SHBA vazhdojnë protestat masive nëpër qytete të ndryshme, pas vdekjes së afro–amerikanit, George Floyd, gjatë momentit të arrestimit të tij.

Mediat raportojnë se, protestuesit kanë qëlluar dhe plagosur pesë oficerë policie, pas shkallëzimit të protestave. Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se në rast se demonstratat vazhdojnë të shtohen, atëherë mund të nxjerrë ushtrinë në rrugë, raportojnë mediat e huaja.

Amerika ka aktivizuar agjentët e saj sekretë në shumë shtete, që t’i ketë në terren pas protestave të dhūnshme nëpër rrugë. Demonstruesit vunë zjarr në një qendër tregtare në Los Angeles, plaçkitën dyqane në New York dhe u përleshën me policinë në St.Louis, Misuri, ku katër oficerë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën.

Një komisar i policisë së St. Louis, John Hayden tha se rreth 200 protestues demonstronin fuqishëm përpara tyre, duke shkaktuar edhe trazira. Hayden tha se një qytetar amerikan u vra, por se protestuesit janë duke djegur mbarë vendin.

Donald Trump ka dënuar vdekjen e afro-amerikanit Floyd, që vdiq gjatë një arresti nga një polic i bardhë më datë 25 maj 2020. Trump ka premtuar drejtësi për cështjen, por ai tha se protestat nuk mund të shkojnë kaq larg, sa të kalojnë cdo limit në dhūnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit