Përleshjet në Sudan lanë të paktën 56 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur

Përleshjet në Sudan lanë të paktën 56…

Ushtria e Sudanit dhe një forcë e fuqishme paraushtarake kanë luftuar ashpër në kryeqytet dhe zona të tjera, duke shkaktuar më shumë se 50 viktima dhe 600 të plagosur, ndërsa i dhanë një goditje të re shpresave për një tranzicion drejt demokracisë.

Luftimet në kryeqytetin sudanez janë ndezur pas një dite betejash vdekjeprurëse midis paraushtarakëve dhe ushtrisë së rregullt, duke lënë të paktën 56 persona të vdekur dhe afro 600 të plagosur, sipas një sindikate mjekësh. Mëngjesin e ditës së sotme sindikata publikoi numrin e fundit të viktimave. 

Gjithsej 56 civilë u vranë dhe 595 të tjerë u plagosën në përleshjet në të gjithë Sudanin, tha Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit, një ditë pasi shpërthyen luftimet midis ushtrisë sudane dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake të qeverisë [RSF], raporton TRT World.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimet dhe të shtëna me armë shpërthyen në rrugët e shkreta të Khartoum-it, pasi paraushtarakët thanë se kishin nën kontroll vendin presidencial, aeroportin e Khartoum dhe objekte të tjera jetike. Ushtria mohoi pretendimet dhe në një deklaratë, forca ajrore sudaneze u bëri thirrje njerëzve të qëndronin brenda, ndërsa vazhdonin sulmet ajrore kundër bazave të RSF-së paraushtarake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit