Covid-19 i mori vajzën, flet mes lotësh babai i 22-vjeçares dhe hedh dyshimet e rënda

Covid-19 i mori vajzën, flet mes lotësh…

Pak ditë më parë koronavirusi i mori jetën një 22-vjeçareje nga Kolonja.

Euxhena Jorgji studionte në Universitetin e Tiranës për financë dhe më datë 6 mars të 2021-s humbi jetën.

Beteja e saj me këtë virusi ishte e gjatë, por fatkeqësisht nuk ia doli të triumfonte.

Jorgji prej 1 muaji ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, e ndërsa prej një jave ishte në tubim.

Thuhet se 22-vjeçarja vuante nga sëmundja autoimune.

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte babai i të ndjerës, Anesti Jorgji, i cili u shpreh se ka një peng që nuk e dërgoi vajzën e tij në një spital privat, që ta shëronte nga sëmundja që kishte.

“Ka patur sëmundje bashkëshoqëruese fatkeqësisht. Fillimet e para kanë qenë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, por falë këmbënguljes së saj, Euxhena arriti që t’i mposhte këto. Ishte një Euxhena e rregullt, e ne menduam se ajo kishte të gjitha mundësitë. Por ja që kjo sëmundje u shfaq sërish në janar, para se të infektoj më Covid. Ka bërë dy tampone që i dolën negativ, PCR ka dalë pozitive herën e dytë. Kam një peng se përse nuk e kurova vajzën në një spital privat për sëmundjen që kishte, e mori Covid , i preu ëndrrat në mes. Nuk dua t’i ndodh askujt kjo që më ndodhi mua. Dua t’i bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes. Unë kam dyshimet e mia, mos vajza ime ishte me Covid që në fillim. Mos vallë ia dha infermierja pa doreza? Mos vallë e mori në banjat e spitalit që e përdorte një pavion i tërë?”, u shpreh ai me lot në sy.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit