Përmbushni kontratën me ne, pastaj...’, BE paralajmëron AstraZenecan: Po vononi shpërndarjen e vaksinave

Përmbushni kontratën me ne, pastaj…’, BE paralajmëron…

‘Përmbushni kontratën me ne, pastaj...’, BE paralajmëron AstraZenecan: Po vononi shpërndarjen e vaksinave

Foto ilustruese

Bashkimi Evropian synon të vaksinojë 70% të popullsisë së saj të rritur deri në Shtator. Por shqetësimi për një lidhje të mundshme midis vaksinës Oxford-AstraZeneca dhe rasteve të raportuara të mpiksjes së gjakut, mund të rrezikojë ritmin e këtij procesi.

Shpërndarja e vaksinave në Evropë tashmë ka qenë më e ngadaltë se sa pritej. Ndërkohë, kontinenti po përballet me një valë të tretë të pandemisë, e nxitur kjo edhe nga variantet e reja të virusit.

Shtetet si Gjermania, Franca dhe Italia, të cilat kanë shënuar një rritje të lartë të rasteve të koronavirusit, ishin ndër vendet që ndaluan përdorimin e AstraZeneca, deri sa u dha miratimi për përdorim nga Agjensia Europiane e Barnave.

EMA doli me një përfundim të enjten ku tha se “vaksina është e sigurt dhe efektive”. Kryetarja e Agjensisë Europiane të Barnave Emer Cooke tha në një dalje për shtyp se nuk u gjet asnjë provë që vaksina AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku. Cooke shtoi se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet, një mesazh i theksuar tashmë këtë javë nga EMA dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Italia, Franca, Gjermania, Spanja, Qiproja dhe Hollanda të gjithë njoftuan planet për të rifilluar vaksinimet me AstraZeneca. Qendra më e madhe e vaksinave në Milano i tha CNN se do të mbivlerësonte emërimet në një përpjekje për të kompensuar mungesat e ditëve që nuk u kryen vaksinime. Ndërkohë një tjetër problem është se BE nuk po merr sasitë e parashikuara të vaksinave duke krijuar një ngërç më vete për vijimin e këtij procesi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit