Përmbyje masive në një pjesë tjetër të globit, raportohet për 18 të vdekur

Përmbyje masive në një pjesë tjetër të…

Në shtetin indian Maharashtra, pas shirave të furishëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, ndërruan jetërreth 18 persona.

Të paktën katër persona vdiqën pas shembjes së një ndërtese në Mumbai, ndërkaq 14 të tjerë vdiqën nga rrëshqitjet e dheut në Maharashtra, thanë zyrtarët qeveritarë.

“Operacionet e shpëtimit po zhvillohen në shumë zona në Satara, Raigad dhe Ratnagiri. Për shkak të shirave të mëdha dhe fryrjes së lumenjve, ne po kemi vështirësi që të dërgojmë në zonat e prekura makineritë e shpëtimit”, tha një zyrtar i Qeverisë indiane.

Dhjetëra persona të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar në qarqet në Satara dhe Raigad pas rrëshqitjeve të dheut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit