Përmbyset autobusi me targa serbe në Gjermani, 19 të plagosur

Përmbyset autobusi me targa serbe në Gjermani,…

Të paktën 19 persona janë lënduar, pasi një autobus është rrokullisur në autostradën gjermane A13, teksa ecte në drejtim të Berlinit.

Autobusi, bëhet me dije se ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, sipas informacioneve jozyrtare.

Ky autobus kishte pasur si pikënisje Serbinë. Mediat gjermane shkruajnë se më shumë se 70 automjete shpëtuese dhe 5 helikopterë, janë përfshirë në ndihmë ndaj të plagosurve.

“Gjashtë helikopterë shpëtimi, 30 automjete shpëtimi dhe 12 ambulanca janë në shërbim. Përveç kësaj, ka mbërritur një zjarrfikës me 22 automjete. Autostrada është e mbyllur në të dy drejtimet”, shkruan Bild.

Policia tha se dy shoferë kanë pësuar lëndime të rënda, por edhe pasagjerët. Akoma nuk dihet sa pasagjerë po udhëtonin, kur ka ndodhur ngjarja.

Fllimisht autostrada u mbyll nga aksidenti, por se më pas është hapur normalisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit