Përmbyset kamioni, dyshohet se drejtuesi ka humbur jetën

Përmbyset kamioni, dyshohet se drejtuesi ka humbur…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte  në rrugën e Kombit

Paraprakisht raportohet se një kamion është përmbysur në rrugë. Dyshohet se drejtuesi i tij ka humbur jetën.

Mësohet se kamioni ishte ngarkuar më lëndë drusore, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Fushë-Dukagjin.

Ai ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.

 Zjarrfikësit dhe një grup personash po punojnë për të nxjerrë shoferin, i cili ndodhet brenda kamionit.

Një krah i segmentit rrugor është bllokuar, pasi kamioni ka bllokuar të gjithë karrexhatën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit