Përmbyset kamioni me beton në Tiranë, shoferi në spital

Përmbyset kamioni me beton në Tiranë, shoferi…

Një kamion i mbushur me beton është përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të enjteje (22 shkurt 2024) në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur pak pas mesditës në zonën e Qesarakës, ku automjeti i tonazhit të lartë përveçse u përmbys përplasi dhe tre automjete të tjera. Mes tyre një automjet tip ‘BMË’ dhe një taksi dhe një tjetër makinë.

Nga përplasja fatmirësisht nuk ka pasur viktima, ndërkohë që drejtuesi i kamionit 26-vjeçari me inicialet B. D., ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Nuk është i qartë shkaku i aksidentit, teksa paraprakisht dyshohet për një manovër të gabuar në dishezën ku po kalonte kamioni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit