Përmbyset kamioni në Sarandë, vdes tragjikisht shoferi

Përmbyset kamioni në Sarandë, vdes tragjikisht shoferi

Veli Seiti ishte duke shkarkuar një ngarkesë me kamionin e tij kur mjeti i tonazhit të rëndë u përmbys nga pesha. Shoferi 53-vjeçar humbi jetën tragjikisht duke e zënë kamioni poshtë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 në qytetin e Sarandë. Sipas informacioneve shoferi ka dalë nga mjeti për të bërë shkarkimin e ngarkesës, por mjeti ka lëvizur dhe drejtuesi ka shkuar të hipte në mjet për ta frenuar.

Në atë moment mjeti është përplasur duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme 53-vjeçarit.

Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën.” – njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit