Përmbyset Londra, rrugët e kryeqytetit britanik kthehen në lumenj

Përmbyset Londra, rrugët e kryeqytetit britanik kthehen…

Edhe pse anglezët janë mësuar me reshjet e mëdha të shiut, së fundmi kanë mbetur pa fjalë nga intesiteti i stuhive lokale që shpërthyen pasditen e djeshme në Londër, duke lënë pas rrugë të shkatërruar në kryeqytetin britanik.

Sipas Daily Mail disa rrugë kryesorë në Londër u përmbyten dhe ekipet e shpëtimit u përfshin në operacionet e evakuimit, disa stacione të Metros u mbyllën.

Rruga e famshme Portobello u kthye në një lumë pas një stuhie të fortë që zgjati rreth 90 minuta. 

Në Raynes Park në jug të Londrës, makinat u braktisën në rrugë të përmbytura ku uji arriti një lartësi prej 60 cm.

Përveç kaosit të shkaktuar nga transporti, disa shtëpi dhe biznese u përmbytën , siç thekson gazeta britanike.

Departamenti i zjarrfikses në Londër ka konfirmuar se kishte marrë më shumë se 1000 telefonata në lidhje me motin e keq dhe ju bën thirrje njerëzve që të kontaktojnë në rast emergjence.

‘Ne kërkojmë që njerëzit të mos përpiqen të ecin me makinë në rrugët e përmbytura. Ne gjithashtu ju kërkojmë që të jeni të vetëdijshëm për njoftimet për zonën tuaj dhe të kontrolloni nëse një fqinj ka nevojë për ndihmën tuaj “, tha një përfaqësues i shërbimit.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit