Përmbyset makina pranë Korçës, mbetet i plagosur shoferi

Përmbyset makina pranë Korçës, mbetet i plagosur…

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Qafë-Plloçë.

Një automjet është përmbysur dhe ka humbur kontrollin, ndërkohë që i plagosur ka mbetur shoferi i tij. Mësohet se përmbysje e automjetit ka ardhur pas përpjekjes për t’u shmangur nga përplasja me një automjet tjetër.

Policia thotë se drejtuesi i makinës ka pësuar lëndime dhe është çuar në spital. Dyshimet paraprake janë se terreni dhe shpejtësia, të kenë qenë shkaktarë të këtij aksidenti.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit