Përmbyset mjeti që transportonte emigrantë, vdesin 53 persona

Përmbyset mjeti që transportonte emigrantë, vdesin 53…

Një aksident tragjik ka ndodhur në jug të Meksikës. Një kamion që po transportonte 100 emigrantë nga Amerika Qendrore, është përmbysur pas një aksidenti, ndërsa janë regjistruar 53 viktima. Mediat në Meksikë e cilësojnë këtë aksident si një nga më të rëndat, teksa në mesin e viktimave janë burra, gra dhe fëmijë. Sipas autoriteteve lokale shumica e emigrantëve ishin nga Hondurasi dhe Guantemala. Veç viktimave janë regjistruar edhe të plagosur. Chiapas i cili është kufitar me Guatamalën është pika kryesore tranzite për emigrantët ilegalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit