Përmbyset zetori/ Ndërron jetë në vend 60-vjeçari

Përmbyset zetori/ Ndërron jetë në vend 60-vjeçari

Një 60 vjeçar ka humbur jetën, pasi zetori që po drejtonte është përmbysur.

Policia njofton se aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Dumberas, të Gramshit.

“Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit