Përmbysje dramatike, PSG eliminon Atalantën dhe kalon në gjysmëfinale

Përmbysje dramatike, PSG eliminon Atalantën dhe kalon…

PSG është ekipi i parë gjysmëfinalist në Champions League, teksa mposhti Atalantën dje në një takim dramatik, që u mbyll me shifrat 1-2.

Ekipi italian kaloi i pari në avantazh me Pasaliç në minutën e 27-të.

Atalanta vazhdoi të rezistonte, deri kur përmbysja do të vinte në minutat e fundit.

PSG barazoi me Marquinhos në minuan e 90-të, dhe vetëm tre minuta më pas, ishte Cupo-Moting që përmbysi në frymën e fundit, dhe çoi ekipin parisien në fazën gjysmëfinale.

Eliminim dramatik për Atalantën, ndërkohë PSG do të presë të mësojë kundërshtarin, i cili do jetë fituesi mes Leipzig e Atletico Madrid.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit