Përmbytje/ Evakuohet familja me 3 anëtarë në Lezhë

Përmbytje/ Evakuohet familja me 3 anëtarë në…

Një familje në fshatin Mabë të Njësisë Administrative të Fshatit në Lezhë, është evakuuar, pasi banesa e tyre rrezikohej të përmbytej.

Tre anëtarët e familjes janë dërguar tek të afërmit e tyre, pasi banesa e tyre ishte e rrethuar nga uji. Ndërkohë vijojnë të mbeten pa energji disa fshatra në Lezhë për shkak të dëmtimit të linjave. Mësohet se, për shkak të erës së fortë lundrimi në Shëngjin është pezulluar. Nga parashikimet pritet që situata të përkeqësohet në vijim më konkretisht në Lezhë, Kurbin e Mirditë.

Lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit është pezulluar deri ditën e martë në orën 22:00. Në Radhimë, Dukat, Llogora e Orikum është ndërprerë për pak orë energjia elektrike.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre. Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit