Përmbytje ‘katastrofike’/ Australia nën ujë, me mijëra të evakuar (Video)

Përmbytje ‘katastrofike’/ Australia nën ujë, me mijëra…

Reshjet që nuk ndalen prej një jave kanë zhytur nën ujë pjesën më të madhe të Nju South Wales, duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtretërit e duke gllabëruar shtëpi, rrugë, ura dhe toka bujqësore.

Shërbimet e emergjencave, përdorën avionë ushtarakë dhe pajisje të sporteve ujore për të mundur të arrijnë komunitetet e izoluara. Deri më tani, 850 persona janë shpëtuar por dhjetëra e mijëra të tjerë janë urdhëruar të braktisin shtëpitë pasi moti i keq është përhapur në akoma më shumë zona.

Në disa zona pranë Sidneit, banorët kanë përshkuar rrjedhat e ujit me jet ski apo mjete të tjera që normalisht shihen në plazhet e arta të qytetit.
Disa rajone bregdetare kanë pritur më shumë se një metër reshje shiu në një javë, sasi kjo ekuivalente me dy të tretat e reshjeve normale vjetore.

Rreth 18 mijë njerëz janë evakuuar aktualisht në të gjithë Neë South Ëales, me kryeministrin e shtetit që tha se moti i keq ka marrë përmasa katastrofike dhe situata do të vazhdojë të rëndohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit