Përmbytjet kthejnë në ferr jetën e banorëve të Zimbabëve

Përmbytjet kthejnë në ferr jetën e banorëve…

Përmbytjet në kryeqytetin e Zimbabëve e la kthyer jetën e banorëve në një ferr të vërtetë, ku kanë humbur tokat e tyre. Në shkurt të 2014-tës, reshjet e shiut, më të dendurat në 40 vitet e fundit shkaktuar përmbytje të mëdha, duke bërë që 60 mijë njerëz të zhvendoseshin. Reshjet e shiut shkaktuan rritje të nivelit të ujit në digë, e cila u ça dhe shumë shtëpi në zonat përreth u përmbytën.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura, duke nisur përpjekjet e shpëtimit dhe të ndihmës.

“Ushtarët erdhën dhe na thanë të largoheshim, dhe ne u larguam”, tha një banor, tani 48 vjeç, për Al Jazeera, teksa shtoi: “Mendova se do të kthehesha pas përmbytjeve.”

Por pas zhvendosjes, banorët u përballën me problematika të tjera, një ndër to toka. Një banor tha se shtëpia e tij e vjetër ishte në një zonë të mirë. “Toka kishte kullota të gjelbra për bagëtinë. Dielli nuk ishte aq i nxehtë dhe ne kishim lumenj afër nesh”, tha ai. Edhe pas kaq shumë vitesh, banorët vijojnë të shpresojnë se një ditë do kthehen në vendet tyre dhe do vijojnë jetën normalisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit