Përmbytjet masive në Lezhë/ Evakuuohet një familje në fshatin Mabë

Përmbytjet masive në Lezhë/ Evakuuohet një familje…

Lezha është bashkia më e përmbytur në vend si pasojë e reshjeve të shumta.

Në Njësinë Administrative Dajç dhe sipërfaqja e përmbytur është 180 hektarë. Si rezultat ka pasur përmbytje në fshatrat, Gjadër, 40 ha të përmbytur; Zojs, 30 ha të përmbytur; Gramsh, 30 ha të përmbytur; Mabë, 40 ha të përmbytur; Dragush, 10 ha të përmbytur; Koterr, 20 ha te përmbytur; Dajç, 10 ha të përmbytur.

Deri në këto momente në të gjitha fshatrat e Njësisë Administrative Dajç ka ndërtesa dhe stalla bagëtish me prani të ujit. Pas ndërhyrjes nga mjete të bashkisë, gjendja është normalizuar.

Mbrëmjen e djeshme është kryer evakuuimi i një familje në fshatin Mabë.  Në këtë njësi ka problem me rrugën që lidh Gjadrin me fshatin Zojz, pasi ura e fshatit është e pa kalueshme, për shkak të ujit të lumit Gjadër, i cili ka kaluar urën.

Rruga që lidh Fshatin Dajç me fshatin Grashë (Gramsh), në një gjatësi prej 600 ml ka lartësi uji deri në 50 cm, pra aktualisht komunikimi me rrugë automobilistike me fshatrat Gramsh dhe Zojz kryhet nga Bushti-Barbullush dhe Gramsh- Zojz ose anasjelltas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit