Përmbytjet masive në Shkodër/ Banorët: Jemi të izoluar, askush nuk po interesohet për ne

Përmbytjet masive në Shkodër/ Banorët: Jemi të…

Oboti i Shkodrës është një nga fshatrat më të dëmtuar nga përmbytjet e viteve te fundit.

Banorët e tij përballen thuajse çdo vit me vërshimin e ujërave, që vijnë nga rreshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Mëgjithëse kanë kaluar 4 ditë nga fillimi i përmbytjeve, në këtë fshat me rreth 100 shtëpi, shkohet vetëm me ndihmën e automjeteve të larta të ushtrisë.

Që nga viti 2010, banori i këtij fshati, Gregor Pema, përpiqet t’u japë zë shqetësimeve të bashkëfshatarëve të tij.

Ai thotë se fshati ka rreth 100 shtëpi, por një pjesë e banorëve janë larguar për shkak se, përmbytjet e përvitshme kanë dëmtuar tokat dhe ekonominë e familjeve të tyre.

Prej 4 ditësh, thotë Gregori, Oboti është nën ujë. Dje, uji iku 30-40 cm nga fshati, por sot u rikthye edhe më shumë. Kjo, thotë ai, e ka bërë jetesën dhe ekonominë të pasigurtë në Obot.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit