Përmbytjet masive në Shkodër dhe Lezhe, evakuuimi i banorëve dhe dëmet në toka

Përmbytjet masive në Shkodër dhe Lezhe, evakuuimi…

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në vendin tonë. Reshjet e shumta kanë përmbytur mbi 4300 hektarë tokë të hënën në Shkodër dhe Lezhë, ndërkohë janë evakuuar 53 familje në Shkodër.

Ministria e Mbrojtjes që menaxhon situatën së bashku me bashkitë raportoi edhe për dëme në infrastrukturë.

Shkak i përmbytjeve në vend u raportuan dhe dy viktimat e para, shirat rrëmbyen një automjet dhe vrau Pjetër Rrushaj, 50 vjeç dhe të birin 13-vjeçar, trupat e të cilëve u gjetën pas 16 orë kërkimesh nga pëlumbarët e RENEA-s. Vajza e familjes arriti të dilte nga makina dhe u shpëtua nga banorë të zonës.

Përmbytjet e menjëhershme janë të përvitshme në zonën e Shkodrës dhe Lezhës. Bashkia e Shkodrës dhe opozita bënë përgjegjës Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare të hënën, ndërsa thanë se veç reshjeve të shiut hapja e portave në kaskadën e Drinit kishte përkeqësuar situatën.

KESH këmbëngul se shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës kanë qenë nënkontroll dhe përmbytjet janë pasoje e reshjeve ekstreme.

Banorët shprehen se kjo është hera e tretë që kanë përmbytje dhe se askush nuk po bën asgjë për normalizimin e situatës.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe prurjet e shumta të lumit Kir dhe Drin bën që ura e vjetër e Bahçallëkut të shembej të dielën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit