Përmbytjet në Afgansitan, shkon në 60 numri i viktimave

Përmbytjet në Afgansitan, shkon në 60 numri…

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën, ndërsa 180 janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve në provincën verilindore të Nuristanit.

“Rreth 60 trupa, gra, fëmijë dhe burra janë identifikuar nga përmbytjet në zonën e Kamdes, rreth 200 km në verilindje të Kabulit, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm” tha sot Hafiz Abdul Kayoum, guvernator i provincës.

Fatkeqësi të tilla janë të zakonshme në vend, veçanërisht në zonat e varfra rurale, ku shtëpitë zakonisht janë të ndërtuara dobët dhe ndodhen në vende të rrezikshme. Këto incidente vrasin dhjetëra njerëz çdo vit në Afganistan.

Shkatërrimi vjen ndërsa qeveria kërkon të “frenojë” talebanët, të cilët kanë pushtuar zona të mëdha rurale të vendit tre muajt e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit