Përmbytjet në Bolivi/ Niveli i ujit deri në çatitë e shtëpive, 40 viktima

Përmbytjet në Bolivi/ Niveli i ujit deri në çatitë e…

Për shkak të motit të paqëndrueshëm me reshje shiu, Bolivia po përballet me përmbytje. Një pjesë e qytetit të Coviha në veri ndodhet nën ujë, teksa nuk raportohet viktima. Lumi Acre ka dalë nga shtrati, ndërsa niveli i ujit arrin në çatitë e shtëpive dhe banorët po lëvizin me varka.

Në Urën Filias, niveli i ujit ka arritur në 17 m, duke tejkaluar rekordin e vendosur në 2015 prej 15.5 metrash, sipas njësisë së menaxhimit të rrezikut të Bolivisë. Bolivia përjetoi një periudhë thatësire për rreth 6 muaj, teksa tani po përballet me shira të vazhdueshme.

“Ne nuk kemi regjistruar asnjë vdekje, por kemi rreth treqind shtëpi që janë përmbytur plotësisht,”  kryetarja e qytetit, Ana Lucia Reyes. 
“Ky është një rekord që nuk e kishim menduar se do të thyhej. Kemi gjashtëmbëdhjetë rrethe që janë tërësisht të përmbytura. Kemi familje që kanë humbur gjithçka”, shtoi ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit