Përmbytjet në Lezhë, nxënësit hypin sipër kangjellave për të hyrë në shkollë

Përmbytjet në Lezhë, nxënësit hypin sipër kangjellave…

Prej disa ditësh Lezha ndodhet nën pushtetin e ujit. Disa zona të qytetit të Lezhës vazhdojnë të jenë të përmbytura.

Shkollat vazhdojnë mësimin, por nxënësit duhet të përballë me një situatë të vështirë. Në lagjen “Nënë Tereza” fëmijët duhet të kalojnë përmes ujit për të hyrë dhe për të dalë nga shkolla.

Banorët shprehen se bashkia nuk po bën asgjë për të rregulluar problemin, që procesi mësimor të vijojë normalisht dhe fëmijët të mos rrezikojnë shëndetin e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit