Përmbytjet në Somali vrasin 50 njerëz, rreth 700 mijë të tjerë janë shpërngulur

Përmbytjet në Somali vrasin 50 njerëz, rreth…

Përmbytjet e ndodhura në fillim të këtij muaji në Somali kanë shkaktuar 50 njerëz të vrarë dhe rreth 700 mijë të tjerë të shpërngulur. Kushtet në të cilat ndodhet Somalia dhe përmbytjet e ndodhura për shkak të rreshjeve kanë bërë që në total prej 1.7 milionë njerëz të jenë në nevojë urgjente për përkujdesje, raporton Al Jazeera.

“50 njerëz vdiqën në katastrofë, ndërsa 687 mijë të tjerë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.” – tha Mohamud Moalim Abdullahi, Drejtori i Agjencisë Somaleze të Menaxhimit të Fatkeqësive në një konferencë shtypi të hënën.

“Përmbytjet dhe shirat ekstremë kanë rezultuar në pasoja katastrofike për qindra mijëra që kanë humbur shtëpitë dhe pronat e tyre, kafshët dhe të korrat e tyre.” – tha në një deklaratë të hënën Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, duke shtuar se më shumë se 1.7 milionë njerëz janë në nevoja urgjente.

Të shtunën agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara OCHA, tha se numri i njerëzve të zhvendosur nga shirat e dendur dhe përmbytjet në Somali pothuajse është dyfishuar brenda një jave.

“Përveç kësaj, rrugët, urat dhe pistat ajrore janë dëmtuar në disa zona duke ndikuar në lëvizjen e njerëzve dhe furnizimet dhe duke çuar në rritjen e çmimeve të mallrave bazë.” – deklaroi OCHA.

Grupet humanitare kanë paralajmëruar se situata vetëm do të përkeqësohet dhe kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente globale pasi stuhia El Nino pritet të zgjasë të paktën deri në prill të vitit 2024.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit