Përmbytjet në Sukth/ Banori: Na mungon uji i pijshëm, ushqimi për delet më ka mbaruar. Shteti të na ndihmojë

Përmbytjet në Sukth/ Banori: Na mungon uji…
Featured image of article: Përmbytjet në Sukth/ Banori: Na mungon uji i pijshëm, ushqimi për delet më ka mbaruar. Shteti të na ndihmojë

DURRËS- Situata që është krijuar në Shqipëri, për shkak të përmbytjeve që kanë ardhur për pasojë e motit të keq, vijon të mbetet ende problematike. Edhe Sukthi është një nga vendet që është prekur nga përmbytjet, ku që prej ditësh mijëra hektarë janë nën ujë.

Ndërkohë një banor në një intervistë që ka dhënë për News24, ka thënë se siuata është mjaft e keqe, ku shton se bagëtinë që prej ditësh nuk e ka nxjerrë jashtë për shkak të ujit. Ndër të tjera ai ka thënë se ushqimi për delet po i mbaron sakaq deri më tani nuk ka asnjë reagim nga shteti. Po ashtu ai ka thwnw se u mungon dhe uji i pijshëm.

“Erdhi shumë ujë. Delet nuk i kam lëvizur. Isha shumë i shqetësuar. Uji ka 1 javë që bie, uji shkoi te dera e stallës. Delet nuk i kam lëvizur. Delet rrezikohen, sepse mund të bjerë ujë Erzeni. Zona është e ulët dhe kanalet janë probleme. Shpresoj që shteti të na ndihmojëNuk kam bazë ushqimore për delet. Më kanë thënë se do të ndihmojmë.  Kam qëndruar natë e ditë. Malli është baraz me shpirtin. Rri këtu natë e ditë në gatishmëri. Reshjet janë ndaluar, por frika është se mund të ketë prapë prurje.”- ka thënë ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit