Përmbytjet/ Veliaj harron të pastrojë pusetat dhe gjen zgjidhjen: Njerëzit të rrinë në shtëpi!

Përmbytjet/ Veliaj harron të pastrojë pusetat dhe…

Kjo e mërkurë ka risjellë reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit tonë.

Mëngjesi ka nisur me reshje intensive, ç’ka kanë sjellë përmbytje në disa qytete. Në kryeqytet sërish ka pasur probleme në disa zona, ku uji ka vërshuar në rrugë.

Rruga në zonën e “Don Boskos”, është e përmbytur,  por edhe autostrada Tiranë-Durrës. Ndërkohë, si pasojë e shiut, Tirana ka pasur sot një trafik tepër të rënduar.

Por kjo nuk është hera e parë që në kryeqytet shfaqet kjo panoramë. Sa herë që ka reshje shiu, problemi është i njëjtë. Por për Erion Veliajn, kjo situatë ka hyrë tek normalet.  Ndonëse ka harruar që duhet pastruar pusetat për të bërë kullimin e ujit,  kryebashkiaku e ka gjetur një zgjidhje. Ai publikoi ditën e premte, kur Tirana “u zhyt” në ujë”  një postim në rrjete sociale ku u shpreh  se: ‘Duhet të evitojmë lëvizjet e panevojshme’.  Po çfarë quan Veliaj lëvizje të panevojshme? Lëvizjet e prindërve që detyrohen të ‘notojnë’ në rrugët e Tiranës për të dërguar fëmijët në shkollë? Apo lëvizjet e studentëve apo qytetarëve që nxitojnë për të kapur orarin e punës dhe të mësimit?

Është Veliaj ai që duhet të evitojë ndërtimet pa kriter dhe betonizimin, pasi kushtet me të cilat po përballen cdo ditë qytetarët e Tiranës, janë për të ardhur keq.

Jo vetëm kaq, por do të bënte mirë nëse do të merrte masa edhe për urbanët e tejkonsumuar, që në këto ditë përtej kapacitetit të qytetarëve disa fish mbi normën, duket të mbajnë në kurriz edhe shiun që futet brenda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit