Përmet/ Gjendet e mbytur në lumin Vjosa një grua

Përmet/ Gjendet e mbytur në lumin Vjosa…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në lumin Vjosa në Përmet. Bëhet me dije se në vendin e quajtur “Ish Parku”, në lumin Vjosa është gjetur e pajetë një grua. Mësohet se gruaja me iniciale R.SH 67-vjeçe, banuese në Përmet nuk ka shenja dhune në trup. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë:

Përmet/ Informacion paraprak. Rreth orës 09:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e qyajtur “Ish Parku”, në lumin Vjosa është gjetur e pajetë, në dukje pa shenja dhune, shtetasia R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit