Përmirësohet shëndeti i Elena Hysës dhe nënës së saj, ende nuk e dinë për masakrën që kreu Dan Hutra

Përmirësohet shëndeti i Elena Hysës dhe nënës…

Dy të plagosurat e ngjarjes së rëndë në Paskuqan më 1 mars, janë jashtë rrezikut për jetën. Elena dhe Kujtime Hysi po merrnin trajtim të specializuar në reanimacion pas breshërisë me armë dhe goditjeve me thika që Dan Hutra kreu ndaj antarët e familjes së ish-gruas.

Elena Hysa ka qenë në gjendje më të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar plagë të shumta me thikë dhe një plagë me armë zjarri. Ajo i shpëtoi atentatit nga ish-burri, por ende nuk është në djeni të asaj çfarë ka ndodhur. Dan Hutra i vrau motrën dhe nusen e vëllait, teksa masakra e tij vijoi edhe ndaj Etleva Kurtit në Kamzë.

Ndërkohë nëna e saj ka marrë lëndime në anën e majtë të trupit, të cilat fatmirësisht nuk i kanë prekur organet jetësore. Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, përveç familjarëve, askush tjetër nuk lejohet të takojë dy të plagosurat. Në dëshminë e saj paraprake, Kujtime Hysa ka treguar se ditën e 1 Marsit, ish-dhëndri Dan Hutra pasi kishte zbritur nga makina, kishte tentuar të hap zjarr me armë. Sipas saj, Dan Hutra nuk ka folur asnjë fjalë.

Kujtimja tregoi se është përleshur me ish-dhëndrin dhe në atë moment ka ndërhyrë edhe e bija, Elena. Më tej ajo nuk mban më mend se çfarë ka ndodhur. Nënë e bijë pritet që të japin një dëshmi më të plotë sqaruese rreth ngjarjes së ndodhur dhe detaje nga marrëdhënia e tyre me Dan Hutrën, i cili rreyikon burgim të përjetshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit